Tuesday , March 2 2021

Tony Blair lexon për çdo ditë Ku’ran (foto)

Ish kryeministri britanik që kur është larguar nga zyra në “Downing Street” gjithnjë e më tepër është i hapur për të folur për rëndësinë e fesë, shkruan prestigjiozja “Mail Online”, transmeton Fakte. Blair, i cili u konvertua në katolik disa muaj pas largimit nga kryeministria, ka folur publikisht se ai për çdo ditë lexon librin e shenjtë mzsliman, Kur’anin, i cili tek mzslimanët trajtohet si “fjalët e Zotit”, shkruan revista.

Untitled“Për çdo ditë e lexoj Kur’anin. pjesërisht për të kuptuar gjërat që po ndodhin në botë, por kryesisht sepse është jashtëzakonisht e dobishme.” – është shprehur Blair, transmeton Fakte. Ai beson se njohuritë për besimin e mbajnë ate të informuar për rolin e tij aktual si i dëerguar i kuartetit OKB, SHBA, BE dhe Rusi për Lindjen e Mesme.

Ish Kryeministri Britanik Blair, paraprakisht kishte deklaruar se “Profeti Muhamed ka qenë “një forcë jashtëzakonisht civilizuese”, ndërsa në vitin 2006 deklaroi se Kur’ani është një libër reformuese, dhe inkluzive. Ai lartëson shkencën dhe dijen dhe përjashton lartësimin. Është praktike dhe shumë përpara kohës për çështjen e martesës, gruas dhe qeverisjes.” – ka deklaruar Blair./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *