Saturday , June 19 2021

Todorov: Spitali klinik modern në Shtip është gati, 30 milion € u investuan

Mbi 93 per qind e punëve përgatitore ndërtimore per ndërtim të Spitalit klinik të ri bashkëkohor në Shtip kanë përfunduar, njoftoi ministri i Shëndetësisë.
Nikolla Todorov pas vizitës së punës tij në spital. Në spitalin e ri jane investuar mbi 30 milionë euro, ndërsa në të do të ketë aparaturë më bashkëkohore mjekësore dhe shërbim per 200.000 pacientë potencial në rajonin lindor. “Në periudhën e ardhshme vazhdohet me intensitet të njejtë dhe dinamikë të njëjtë të paraparë per ndërtim të Spitalit të ri klnik. Në përgjithësi jam i kënaqur si shkon pjesa e ndërtimit, me ate që kur do
të ndërtohet objekt i ri praktikisht do të rrënohen këto objekte, të cilët janë përafërsisht të vjetër dhe në gjendje shumë të keqe dhe per këto shkaqe vendosëm në vend që të rikonstruktohet të kemi spital tërësisht të ri”, thotë Todorov.
Ministri i Shëndetësisë i vizitoi edhe repartet per ortopedi, gjinekologji dhe qendren per rentgen, ku jane vendosur aparate te reja bashkekohore, me te cilin pacientët fitojnë shërbime shëndetësore
bashkëkohore.
Theksoi se reparti per kardiologji ne Spitalin klinik Shtip funksion shkëlqyeshëm, ndërsa siç tha Todorov deri tani jane realizuar mbi 1.800 procedura në këtë repart./Republika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *