Thursday , April 22 2021

Tjetër masakër e fëmijëve në Siri vdes vëllai i vogëlushit Omran

E gjithë bota u prek nga publikimi i një fotografie të vogëlushit sirian që qëndronte në ambulancë i përgjakur dhe pa derdhur lot, ndërkohë që vuante plagët e luftës.

Por masakra në këtë familje dhe në të gjithë Sirinë, nuk ka përfunduar. Vëllai 10 vjeçar i Omranit ka ndërruar jetë sot.

7 anëtarë të një familje, 6 prej të cilëve fëmijë kanë vdekur si rezultat i një sulmi me helikopter në Aleppo. Në këtë sulm ka mbetur i vdekur edhe Ali, vëllai 10 vjeçar i Omran.

Pas sulmeve në të cilat u lëndua dhe Omran, Ali është dërguar në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra. Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter Caroline Anning, menaxhere e “Save the Children”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *