Saturday , June 19 2021

Tiranë, protesta para ambasadës së Maqedonisë

Kanë vazhduar dhe sot reagimet nga Shqipëria pas vendimit të presidentit Ivanov për të mos mandatuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev për kryeministër të Maqedonisë . Para ambasadës maqedonase në Tiranë sot janë mbajtur protesta nga një grup i të rinjve anëtarë të Klubit të Patriotëve të Partisë për Drejtësi Integritet dhe Unitet.

 Të gjithë politikanët në Shqipëri, Kosovë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, duhet të bëheni fort për të mbajtur vëllezërit e tyre që sot janë pa të drejtat të cilat do të duhej që t’i kishin, sipas marrëveshjes së Ohrit. Por sot kjo ka rënë. Ne mbetemi në mbështetje të popullsisë shqiptare atje, nga ana tjetër dua të ju drejtohem edhe një herë politikanëve të Shqipërisë, Kosovës, politikanëve të Malit të Zi të gjithë në mbarë vendet shqiptare: Mos kini frikë, mos kini frikë, punoni që të jemi të gjithë bashkë – tha Mesila Doda, Deputete e Partisë për Drejtësi Integritet dhe Unitet.

“Le të dëgjojë ambasada maqedonase, se këtu ka shqiptarë, Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri”. “Gjuha shqipe është gjuhë Perëndie” – ishin slloganet e protestës së sotme në Tiranë.

Nga ana tjetër ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vizitës së saj në Strugë sot ka përsëritur qëndrimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për zhvillimet e fundit në Maqedoni, i cili tha se “pa shqiptarët nuk ka Maqedoni”.

 Qëndrimi im është krejt normal, është qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë i cili është i impenjuar në këtë gjë, ministri i jashtëm po ashtu. Shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e shtet formimit dhe besoj shumë që rruga euroatlantike pa kthim e Maqedonisë është e vetmja gjë tek e cila politika maqedonase duhet dhe mund të fokusohet – deklaroi ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli.

Ndërkohë gjatë qëndrimit të Athinë, ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Kotzias diskutuan kanë diskutuar për mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni ku shprehën shqetësimin e tyre për thellimin e krizës duke theksuar nevojën për një reflektim të shpejtë në funksion të stabilitetit të vendit dhe të ardhmes evropiane të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *