Nis sot punimet samiti i Diasporës. Në ora 10:45, në Ministrinë e Punëve te Jashtme, do të çelet ekspozita “Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës” e arvanitasit Panagiotis Koliomichalis.
Pas ceremonisë se çeljes së ekspozitës do të zhvillohen punimet e panelit me temë: “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”. Pjesë e panelit janë:
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
Ministria i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj
Samiti ka mbledhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësuesë nga gati 40 shtete të botës. Mbrëmë u organizua një pritje nga kryeministri Edi Rama, me praninë edhe të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Në pritje nuk morën pjesë presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe as kreu i opozitës Lulzim Basha, ndonëse sipas organizatorëve ata kishin patur ftesë për të qenë në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigatave./FAKTE.Net