Thursday , November 15 2018

Tiranë: Hiqet “Shqiponja”, simboli i 100-vjetorit të Pavarësisë

Projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe në vend, prek edhe “Shqiponjën”, simbolin e 100-vjetorit të Pavarësisë, percjell Fakte.

“Shqiponja” e vendosur në rrethrrotullimin e Doganës,  është një vepër e artistit, Albi Çifligu. Artisti nën financimin e familjes tetovare “Destani”, e vendosi ‘Shqiponjën”, në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër, në hyrje të kryeqytetit.

“Shqiponja”, u vendos në shesh, në 2012-n, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, përmes një ceremonie të organizuar nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha.

Me projektin e ri, Shqiponja është hequr nga rrethrrotullimi dhe nuk dihet nëse do të vendoset sërish aty, apo diku tjetër./K.C/dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.