Tiranë: Bie koalicioni? Rama thërret urgjent qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente ministrat e tij. Zhvillimet vijnë pas deklaratës bombë të Ilir Metës që paralajmëroi rënien e koalicionit dhe kërkoi qeveri teknike me dhe pa reformën në drejtësi, transmeton Fakte.

Burime të sigurta i thanë Opinion.al se në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme Rama ka thirrur urgjent në vilën qeveritare në Durrës, ministrat e PS dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Mbledhja po vazhdon edhe në këto momente. Opinion.al do tju informojë në vazhdimësi mbi të gjitha zhvillimet në vazhdim./Opinion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *