Thursday , November 15 2018

Tiranë: Autobusi s’i bindet policisë, merr përpara tre automjete

Drejtuesi i një autobusi në autostradën Tiranë-Durrës nuk respekton stopin e policit rrugor dhe nga shpejtësia merr përpara tre automjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar seriozisht jetën e një polici rrugor dhe të pasagjerëve të mjeteve të përplasura.

Polici rrugor shihet se i ka kërkuar drejtuesit të autobusit për të ndaluar, për të mundësuar futjen e mjeteve nga një kryqëzim lidhës.

Por autobusi nuk e ka respektuar stopin e kërkuar dhe ka vijuar të përshkojë rrugën me shpejtësi të tejkaluar. Po në atë moment, një kamion i tonazhit të lartë pret për t’u futur në autostradë dhe sapo merr konfirmimin nga polici bën manovrën e kthimit., percjell Fakte.

Fill pas manovrës së kamionit, dy mjete të cilat ishin duke ecur në autostradë ulin shpejtësinë duke respektuar stopin e urdhëruar nga polici në shërbim, ndërsa autobusi vjen me shpejtësi nga pas duke i marrë përpara.

Drejtuesi i autobusit nuk ka qenë në gjendje të dehur dhe se aktualisht Policia Rrugore i ka tërhequr patentën. Ky i fundit pritet të dalë përpara një komisioni, për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta.

Aksidenti, i cili mund të kishte përfunduar me përmasa tragjike, ka ndodhur mbrëmjen e 4 nëntorit të 2018-s./report

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.