Wednesday , August 4 2021

Tirana vazhdon ta konsiderojë Tetovën kryeqendër të shqiptarëve të Maqedonisë

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka pritur homologët e tij duke i falenderuar për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre. Të pranishëm në bashkinë e Tiranës kanë qenë:  kryetarja e bashkisë së Tetovës Teuta Arifi, kryebashkiaku i Prishtinës Shped Ahmetaj, kryebashkiaku i Ulqinit dhe Preshevës.

Në një deklaratë të përbashkët, Veliaj pohoi se duke nisur nga Tirana do të nisin projekte gjigande dhe se do të shtrihet bashkëpunimi i ndërsjellë mes këtyre 5 bashkive.

“Nuk është projekt nacionalist, por praktik. Fati i Shqipërisë është që rrethohemi nga shqiptarë përreth. Tirana mund të jap në shkëmbim. Sot do të kemi një ditë për të parë se sa projekte aktive kemi, si Sheshi Skëndërbej…. Jam krenar për punët fantastike që bëjnë kryetarët e bashkive.

Do të botojmë një axhendë ku do të kemi të gjtha aktivitetet.  Çdo ditë përballemi me çështje, sfida të përditshme që duhet të prekim si shkollat, çerdhet, uji i pishëm, të cilat do bëjmë të pamundurën për t’i plotësuar”,-tha Veliaj.

Ai ka falenderuar 4 kryetarët e bashkive të rajoneve duke siguruar një bashkëpunim mes tyre për përmirësimin e infrastrukturës.

“ Suksesi juaj është dhe suksesi ynë, Të mësojmë nga bashkitë shqiptare”,-shtoi më tej kryebashkiaku i Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *