TIKA vazhdon të mbështesë me projekte arsimin kosovar

Në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë sot u bë hapja e 10 klasave dhe një biblioteke në të cilat TIKA ka bërë riparime dhe rinovime.

Në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë sot u bë hapja e 10 klasave dhe një biblioteke në të cilat Agjenca Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka bërë riparime dhe renovime, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e saj të pranishëm ishin ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç, shefi i zyrës së TIKA-së në Kosovë, Necip Özay Özütok, drejtoresha e arsimit të Komunës së Prishtinës, Arbërie Nagavci, drejtori i shkollës, Osman Vitia si dhe mësimdhënësit dhe nxënënësit e shkollës, pjesëmarrësit së pari vizituan klasat dhe bibliotekën e renovuar nga TIKA si dhe biseduan me nxënësit e shkollës. Kurse nxënësit e shkollës i pritën mysafirët e tyre me një gëzim të madh.

Drejtori i shkollës, Osman Vitia duke e falënderuaar organizatën qeveritare TIKA për mbështetjen e tyre tha se “Sot po e kurorëzojmë një projekt shumë të rëndësishëm për shkollën tonë, dhuratë nga organizata qeveritare TIKA që ka mundësuar një ambient shumë të këndshëm për nxënësit e shkollës, një ambient ku na krijon mundësinë e rezultateve akoma më të mëdha në mësim dhe një komoditet shumë më të mirë me një inventar të ri, me projektor e me gjëra të nevojshme për një proces të rregullt mësimor”.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç vuri në dukje se çdo investim për nxënësit dhe fushën e arsimit e gjen vendin e duhur dhe shtoi se “Ne si Turqi sikurse kemi qenë deri më sot, edhe në të ardhmen do të jemi pranë jush që të mbrohet kjo gjendje e harmonisë si dhe që t’i përmbushim nevojat e juaja në fushën e arsimit aq sa kemi mundësi”.

Në anën tjetër ministri i Administratës Publike të Kosovës, Yağcılar theksoi se kjo është një çështje shumë e rëndësishme për nxënësit, mësimdhënësit dhe arsimimin në Kosovë dhe falënderoi organizatën TIKA për këtë mbështetje të vlefshme.

Ndërkaq nxënësja e klasës së nëntë të shkollës fillore “Elena Gjika”, Arzu Preshina tha se ndihet shumë e lumtur nga gjendja e tanishme e klasës së saj dhe theksoi që tanimë kanë një ambient shumë më të mirë të mësimit se në të kaluarën.

“Janë vendosur projektorët, tavolinat tani janë të reja, muret u lyen dhe i kemi tabelat e reja. Të gjithë këto janë shumë të bukura dhe jo vetëm shokët e shoqet e klasës por e gjithë shkolla jemi të lumtur me këto”, tha Preshina.

Në fund të hapjes së këtyre klasave, nxënësit e shkollës mbajtën një program me vjersha e vallëzime, për ta falënderuar organizatën turke TIKA për ndihmat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *