Thursday , April 22 2021

TI: Një nga problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia, është korrupsioni

Raporti më i ri i “Transparency International” që u publikua sot, tregon se 35% e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se korrupsioni është një nga tre problemet më të rëndësishme me të cilat po ballafaqohet shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit, më shumë korrupsion ka në shëndetësi, gjegjësisht 57% e të anketuarëve kanë thënë se kanë dhënë ryshfet. Nga ata të cilët kanë dhënë ryshfet 28% e kanë denoncuar rastin, ndërsa si arsye për shkak të së cilës nuk e denoncojnë ryshfetin, të anketuarit kanë thënë se frikësohen nga pasojat.

Në raportin më të ri të “Transparency International”, me të cilin janë përfshirë 42 shtete nga Evropa e Azia Qendrore, thuhet se një nga tre persona, konsiderojnë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet shteti i tyre./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *