Thursday , June 21 2018

Thoshte “Më mirë të vdes se të takohem me Ali Ahmetin”, ja çfarë fjalë miradie flet tani Gashi për BDI-në

Përmendët partnerët e koalicionit të Zoran Zaevit në Qeveri. Në disa raste lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk do të bënë Pazar për pozita qeveritare që janë nën dirigjimin e partisë së tij. A mendoni se fjalën e fundit për përbërjen dhe kyçjen në qeveri e ka Ahmeti?

-Jo. Unë mendoj se fjalën e fundit e ka kryeministri dhe në fund fjalën e fundit e ka Kuvendi. Shumica parlamentare do të duhet ta votojë një përbërje të re parlamentare, por ne e dimë cilët janë numrat në Kuvend, kush e ka peshën më të madhe dhe mbi të gjitha është kryeministri i një vendi që është votuar në Kuvend dhe i është dhënë mandati prej qytetarëve që ta udhëheq qeverinë. Pikërisht për këtë arsye ne jemi në negociata edhe në bisedime me kryeministrin. Po të ishte ndryshe, do të kishte një format të ndryshëm të bisedimeve. Natyrisht, unë nuk dua partitë e tjera Besën ta shohin si kërcënim dhe si rrezik. Unë dua që edhe BDI-ja ta shoh kyçjen e Besës si një subjekt i cili do ta ndihmon rrugëtimin e Maqedonisë. Ne mund të kemi mospajtime partiake mbi disa çështje ose parime, por në përgjithësi kur flasim për agjenda kyçe siç i ka Maqedonia për momentin siç është zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë dhe integrimit në NATO. Këto janë momente historike ku nuk guxojmë të shfaqim animozitet dhe padurueshmëri. Le ti mbyllim këto çështje si shtet, të bëhemi shumicë sa më e madhe dhe sa më stabile, ta kalojmë këtë rrugëtim dhe në moment kur Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-së dhe BE-së, atëherë vërtetë do të jetë irrelevante edhe për mua edhe për Lëvizjen Besa a do të jemi pjesë e Qeverisë ose opozitës përshkak se kemi bindjen se në atë drejtim në Maqedoni do të vendosen disa korrniza të funksionimit, sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës do të vendosen në binar të tjerë, korrupsioni dhe krimi do të luftohet, jo sikur tash të shihet mes gishtave ose në të kaluarën që është ndihmuar nga pjestar të qeverisë. Thjesht ne kemi vullnet për ta ndihmuar shtetin dhe gjithë qytetarët në drejtimin e saj pozitiv që ka marrë dhe aq sa mundemi do të ndihmojmë në këtë drejtim. Nuk e kemi ndërmend të krijojmë konflikte brenda qeverisë, as të kritikohemi, ne duam të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë, të jemi sa më të mirë dhe sa më të suksesshëm, ta luftojmë krimin dhe korrupsionin brenda. Do të jemi syri i qytetarit në betejën kundër korrupsionit në Qeveri.”/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.