SHARE
“Në bazë të lirive dhe të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë, për shkak të realizimit dhe mbrojtjes së lirive personale dhe të drejtave politike, njëkohësisht të inspiruara nga praktikimi i demokracisë partiake të partive evropiane, por njëkohësisht të vetëdijshme për përgjegjësinë që e kemi si persona partiak dhe politik, dhe për shkak të asaj se kemi vetëdije, dije dhe ndjenja të sinqerta ndaj partisë personale po e formojmë Fraksionin e Parë Demokratik të VMRO-DPMNE-së”, thuhet në deklaratë, transmeton Almakos.

Arsyet e formimit të fraksionit qëndrojnë në provimin dhe udhëheqjen e një politike partiake jo parimore, të rrënuar midis realitetit dhe fiksionit, mungesës së idesë dhe improvizimit, mungesës së kapacitetit dhe guximit që të jetë e pavarur kundër presionit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe një politike midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, e cila fatkeqësisht u shndërrua në një element jo parimor i mbijetesës politike.

SHARE