Wednesday , September 26 2018

The Washington Post shkruan që kosovarët ngritën fonde për dënimin e Xhakës dhe Shaqirit

Me të marrë vesh këtë lajm, shumë shqiptarë  dhuruan para për ta paguar dënimin e tyre, dhe ky lajm ka marrë dhenë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta prestigjioze The Washington Post ka publikuar dy fotot e shqiptarëve të Zvicrës teksa bëjnë shqiponjën bashkë me titullin: “Kur FIFA dënoi lojtarët zviceranë për nderimin e shqiptarëve, kosovarët ngritën fonde”, përcjell Fakte.

“Ata filluan një faqe GoFundME, dhe brenda orësh, ngritën mjaftueshëm para që ta mbulojnë dënimin prej 25 mijë dollarësh nga FIFA kundër Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, që kanë prejardhje shqiptare, si dhe bashkëlojtarit të tyre Stpehan Lichtsteiner (i cili po ashtu e kishte bërë shqiponjën)”, vijon The Post.

“Të gjithë ne ishim shumë të zhgënjyer dhe të befasuar që lojtarët zviceranë ishin dënuar thjesht pse kanë bërë një gjest që i identifikon shqiptarët. Nuk është shenjë urrejtjeje”, ka shkruar Drini Zatriqi në një mesazh elektronik për The Washington Post.

“Nuk është shenjë racizmi”.

“Është një shenjë që e bëjmë për të shfaqur gëzim dhe krenari”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.