Sunday , July 22 2018

“The Simpsons” parashikuan shumëçka, tani parashohin Portugalinë dhe Meksikën në finale të botërorit (video)

Filmi serik i vizatuar “The Simpsons” ka parashikuar shumë gjëra, të cilat kanë ndodhu vite më vonë pasi ishin transmetuar në këtë serial, shkruan Fakte. Në një përmbledhje video, janë paraqitur disa prej tyre, në të cilat mund të shihet se si, madje me saktësi të madhe, janë paraparë gjërat që më pas kanë ndodhur.

Kështu, në njërin prej epizodëve të rmituara në vitin 2000 ishte shfaqur se Donald Trump do të bëhej President i SHBA-ve.  Në Springfield, Simpsonët kishin organizuar një kazinë, në të cilën tigrat e bardhë, të cilët zbavitnin mxsafitët, sulmuan akrobatot. Vite më vonë, ngjarje plotësisht e njejtë ndodhi në kazinot në Las Vegas.

Ky vizatimor kishte paraparë se Gjermania do të fitojë titullin në botërorin e vitit 2014 kundër Brazilit. Kjo saktësisht edhe ndodhi.  Në lidhje me kampionatin aktual në Rusi, scenaristi i këtij filmi vizatimor ka paraparë se ekipet e Portugalisë dhe të Meksikës do të arrijnë deri tek loja finale. Ai madje ka paraqitur në një epizod se si lojëtarët e Meksiokës zbaviten me disa vajza në xhakuzi, pamje që tanimë janë publikuar në rrjetet sociale.

A do të ndodhë me të vërtetë që Portugalia dhe Meksika të luajnë në finale dhe a mund të quhet e gjithë kjo vetëm rastësi? Apo, mund të ketë të vërteta se organizata super të fuqishme botërore, megjithatë koordinojnë me gjërat që ndodhin në botë? Të presim dhe të shohim./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.