Sunday , October 21 2018

The Guardian: Shqipëria, vendi i kulturës dhe traditës

E përditshmja prestigjioze britanike “The Guardian” e rendit Shqipërinë bashkë me vende si Franca, Italia, Zvicra, Austria apo Norvegjia mes destinacioneve turistike për këtë verë për të apasionuarit pas klimës dhe peizazheve malore.

“Me disa prej peizazheve më origjinale në Europë, tradita antike baritore që kanë ndryshuar shumë pak me jetën moderne dhe një emërtim që tërheq imagjinatën, Bjeshkët e Namuna të Shqipërisëshndërrojnë pushimet në një udhëtim në kohë”, e përshkruan “The Guardian” vendin tonë.

Këto maja, që ndajnë kufijtë mes Kosovës, Shqipërisëdhe Malit të Zi, janë më të lehta për t’u eksploruar që prej vitit 2012, ku rruga, Majat e Ballkanit, u hap për të tërhequr më shumë kalimtarë.

Njohja me folklorin e maleve për të mësuar më shumë për kulturën e tyre të ruajtur mirë në fshatëra të izlouar është një prej elementëve më tërheqëse, ndërsa strehimi bëhet në shtëpi të vjetra prej guri ku mund të shijoni gatime tradicionale si gjellë me fasule, byrek me spinaq, mish qengji i pjekur, çaj me rigon, qumësht deleje, kafe turke apo raki kumbulle, sipas dëshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.