Thursday , December 13 2018

ThaKi: konfliktit i mundshëm shqiptaro – maqedonas, është problemi real në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, ka ritheksuar se kanë edhe një javë kohë që të bindin opozitën maqedonase që të votojë ndryshimet kushtetuese.

“Opozita mendon që ka një “satisfakcion” dhe nuk besoj që ata do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese pasi ato janë sakta. Gjasat janë shumë të vogla për të bindur opozitën të votojë në Parlament”, ka thënë Thaçi në Zona B.

Thaçi ka thënë që zgjidhja e vërtetë do të jetë shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ku më pas sipas tij do të maten ata që janë pro dhe kundër integrimit të Maqedonisë në NATO.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme dita e ditës bëhen e vetmja zgjidhje e kësaj situate por problemi real në Maqedoni është mundësia e eskalimit të konfikitit shqiptaro – maqedonas”.

“Për këtë arsye Bashkësia Ndërkombëtare po punon me shumë kujdes dhe mendoj se me shumë mund dhe angazhim prap ana jonë që jemi pro integrimit do dalim fitues”.

Sipas Thaçit dhe mosintegrimi në NATO është shpartallim i Maqedonisë.
Thaçi në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se ka pasur ndikim rus, por që sipas tij, kishte edhe disa faktorë të tjerë që ndikuan në dështimin e Referendumit.

“Sigurisht që kishte ndikim, por jo aq sa glorifikohet. Mendoj se ka pasë edhe elemente të tjera, elementi i parë është se pse i hymë ne kësaj telashe kur ne nuk ishim të sigurt se Referendumi do të jetë i suksesshëm – ishte pakujdesi e forcave politike”.

“Elementi i dytë është se sa arritëm t’ia sqarojmë drejt qytetarëve çka është integrimi evropian dhe në NATO si dhe elementi i tretë është se qytetarë të caktuar nuk dolën të votojnë për shkak të pakënaqësive me politikat e Qeverisë”.

Lideri i PDSH-së ka thënë se populli shqiptar dhe maqedonas nuk e kanë perceptimin e njejtë për integrimin në NATO.

“Nuk është analizuar mirë elementi i refuzimit të etnisë maqedone drejt NATO-s që është shumë më i madh sepse ata vazhdojnë të kenë atë mentalitet se sa më afër perëndimit, shqiptarët do të jenë më të fuqishëm”.

“Perceptimi te maqedonët nuk është i njëjtë. Qeveria, forcat politike dhe një pjesë e Bashkimit Ndërkombëtar nuk i patën analizat e sakta sepse nuk mund me kaq shpejtësi të përmirësojmë këtë opinion dhe bindje”.

“Krijimi i Maqedonisë në kohën e Titos, fatmirësisht ose fatkeqësisht, është ngulitur në mendjen e maqedonëve se është rifillimi i identitetit të tyre”.

Sipas Thaçit, Rusia nuk është shumë e interesuar të kujdeset për Maqedoninë, por ka interesa të tjera.

“Përkujdesja e Rusisë për popullin maqedon është cinizëm shumë i madh, fatkeqësia është se elita maqedonase ndoshta e kupton por nuk arrin t’ia sqarojë popullit të vet”.

“Rusia po të kishte qenë kaq e fuqishme nuk do të kishte lejuar që Ukraina të jetë afër NATO-s, nuk bisedohet këtu për potencial aq të fuqishëm ose interesim aq të madh”.

“Është tentim për të rritur çmimin e vet në zona të tjera të interesit, ndoshta në Siri, ndoshta në Ukrainë, apo nuk e di ku”.

“Ne jemi të kufizuar si shqiptarë se fjalët e liderëve shqiptarë nuk merren me aq kredibilitet”.

Ai ka thënë po ashtu se dështimi i Referendumit në Maqedoni është kthim jo vetëm në pikën 0, por në pikën -100. Megjithatë, Thaçi është shprehur optimist se situata mund të kthehet për të mirë.

“Unë mendoj se situata nuk është aq depresive dhe zhgënjyese, do të ishte e tillë nëse kjo situatë do të matej në zgjedhje parlamentare dhe të gjitha forcat politike që janë “pro” integrimit në NATO do të humbnin zgjedhjet – kjo do të ishte finalja.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.