Thursday , August 5 2021

Thaçi takim lamtumirës me Ambasadorin e Maqedonisë, Ilija Strashevski

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Ilija Strashevski.

Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Strashevski për punën që ka bërë në Kosovë në avancimin e marrëdhënieve në mes Maqedonisë dhe Kosovës, përcjell Fakte.

“Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona janë më shumë se sa vetëm marrëdhënie fqinjësore dhe sukseset e secilit shtet reflektojnë edhe në shtetet fqinje”.

Ai shprehu përkrahje për përpjekjet për të gjetur zgjidhje në kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Zgjidhja e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë stabilitet dhe paqe në tërë rajonin tonë”.

Ambasadori Strashevski u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të Maqedonisë dhe Kosovës, duke pohuar se gjatë shërbimit të tij në Kosovë janë nënshkruar 15 marrëveshje bilaterale të rëndësishme dhe janë avancuar marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *