Wednesday , November 14 2018

Thaçi: Skandali më i madh që ka ndodhur, çështja e veteranëve të rrejshëm, nuk ishin më shumë se 15 mijë

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtar.

“UÇK në asnjë fazë e asnjë rrethanë, nuk ka pasur më tepër se 12 mijë, maksimalisht 15 mijë luftëtarë me armë në dorë e uniformë”, tha ai duke shtuar se në kohëra të caktuara ishin edhe më pak se dhjet mijë luftëtar.

Madje, ai tha “Unë do të dëshiroja të ishin 60 mijë, por s’kanë qenë”.

Ai thotë se numri është shtuar për 30 mijë vetë, nga 16 mijë në 46 mijë veteranë luftëtar.

Ai tha se është vetë dëshmitar, që në listat e veteranëve të rrejshëm, janë futur edhe dy persona që ai i njeh dhe është i gatshëm që për ta të dëshmoj në prokurori se ata ishin luftëtar.

Madje, Thaçi thotë se duhet të rifilloj procesi i vlerësimit të veteranëve, nga zeroja.

“Vështirë është sistemi i drejtësisë të vije në fund, pa filluar nga zeroja. Një komision i specializuar, dy-tre prokuror, e pastaj të shkojnë dhe të gënjejnë ata të tjerët”, tha i pari i vendit.

Në debatin përballë gazetarëve, Thaçi tha se duhet të ndalen pensionet deri në verifikim.

“Po i kushton 50-60 milionë buxhetit të Kosovës. Pse me i dhanë ato mjete? Sistemi i drejtësisë duhet të marr vendimin, por nuk duhet të i jepen atij që nuk kanë qenë. Pse me ia dhanë dikujt 170 në vend që një luftëtar i vërtet t’i marr 350”, tha ai. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.