Friday , February 26 2021

Thaçi: PDSH mund të hyje në Qeveri, ministra aq sa ka edhe BDI

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se në negociatat ndërpartiake qe po zhvillohen mes katër partive politike, janë duke u biseduar dy variante për organizimin e ardhshëm të qeverisë.

“Varianti i parë është kthimi i qeverisë së Marrëveshjes së Përzhinës mes VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe LSDM-së dhe varianti i dytë është që të formohet qeveri me katër partitë me të mëdha ku do të përfshihet edhe PDSH-ja. Ne kemi përsëritur qëndrimin tonë se nuk futemi në qeveri nëse nuk marrim ministra sa BDI-ja”, deklaroi Thaçi, shkruan Gazeta Lajm.

Ai shton se ndërkombëtarët deri tani nuk kanë shprehur qëndrim lidhur me kërkesën e PDSH -së që të ketë ministra sa BDI-ja, por tha se nga një kërkesë e tillë është ” shashtrisur” BDI-ja. kryetari i PDSH së edhe njëherë paralajmëron se partia e tij nuk ka heqë dorë nga mundësia për të lëshuar negociatat. “Me një këmbë PDSH është jashtë bisedimeve. Jemi duke qëndruar ende për të mos u dhënë shkas kundërshtarëve të na akuzojnë si fajtorë për dështim të negociatave”, theksoi Thaçi./Lajm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *