Wednesday , December 12 2018

Thaçi nuk heq dorë: Korrigjimi i kufijve pranverën e ardhshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se deri në pranverën e ardhshme do të arrihet marrëveshje me Serbinë, që do të përfshijë korrigjimin e kufijve.

 

Gjatë një intervistë që presidenti ka dhënë për televizionin francez, “France 24” theksoi se ndryshimi i kufijve nuk është ideja që ai dëshiron ta prezantojë, por se pas negociatave të deritanishme, kjo është zgjidhja e vetme e mençur për stabilitetin e dy vendeve.

 

Ndër të tjera ai tha se marrëveshja do të duhet të përmbajë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Ndërsa siguroi se nëse ndodh një marrëveshje e tillë, me të cilën Kosova do të bëhej shtet multi-etnik, të drejtat e serbëve të Kosovës do të respektohen.

 

Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt sfidon rreziqe tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që nënkupton ‘Republika Serpska’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.