Saturday , November 17 2018

Thaçi: Marrëveshja e Ohrit mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në 17 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, ka thënë se kjo marrëveshje mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përcjell Fakte.

“Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 17 vjet me parë ndali përfundimisht konfliktin e armatosur dhe krijojë perspektivë për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë ndëretnike në Maqedoni. Edhe pas 17 viteve ajo mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Tutje, sipas Presidenti Thaçi zbatimi i plotë i saj si dhe marrëveshja për emrin me Greqinë, përfundimisht i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Kosova mbetet partner i vazhdueshëm i Maqedonisë dhe respektimit të të drejtave të popullatës shqiptare”, ka përfunduar Presidenti Thaçi./KP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.