Tuesday , April 20 2021

Thaçi flet për pasojat e mosintegrimit, paralajmëron BE-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se vonesa e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s që të afrojë afër vetes vendet e rajonit nuk është vetëm një vakum, por edhe një rrezik për rajonin, BE-në dhe NATO-n, pasi ideologji tjera po përpiqen të afrohen në rajonin tonë.

Ai në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, ka folur për proceset që ka kaluar Kosova që nga largimi çlirimi i Kosovës dhe deri në ditën e sotme.

“Nuk kemi pasur asnjëherë rast, si Kosovë, si Serbi dhe rajon që në muajt e ardhshëm të vejmë në binarë të mirë bashkëpunimin. Përmirësimi i marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar edhe në përmirësimin e marrëdhënieve të vendeve të rajonit”, tha ai, raporton KP.

Thaçi shtoi se Kosova sot është eksportuese e stabilitetit dhe promovuese e dialogut.

“Dëshirojmë dhe po punojmë që vendimi për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës të ketë votën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha ai.

Thaçi tha se është qenësore për rajonin që BE të mos vonohet për integrimin e vendeve të rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *