Wednesday , December 12 2018

Thaçi e Lushtaku për vizitë tek babai i Kadri Veselit

Këtë ditë vikendi Thaçi e Lushtaku e shfrytëzuan për një vizitë të veçantë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me ish- kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtakun kanë shkuar për vizitë tek Fazli. Veseli, babai i kryetparlamentarit Kadri Veseli. Lushtaku e ka vlerësuar lart Fazli Veselin duke e quajtur atë patriot, e po ashtu kujtoi kur gjatë luftës ishin strehuar tek ai, percjell Fakte. “Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Së bashku me presidentin Hashim Thaçi, vizituam bacën Fazli, një burrë patriot që ndonëse në moshë të shtyer, qëndron i fortë fizikisht. Ai ende na këshillon që të vazhdojmë rrugën për zhvillimin e vendit, për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza.”, ka shkruar Sami Lushtaku në Facebook teksa ka publikuar një fotografi nga kjo vizitë./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.