Sunday , January 17 2021

Thaçi: Do t’ua falim të gjitha borxhet dhe dënimet që kanë shqiptarët ndaj shtetit (video)

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë një vizite në fshatin Sellcë ka vazhduar t’u thotë qytetarëve se nëse kjo parti do të fitonte zgjdhjet, do të sillej një ligj për amnesti fiskale ndaj shqiptarëve, shkruan Fakte. Sipas tij, jo vetëm borxhet, por edhe dënimet që shqiptarët i kanë të papaguara ndaj shtetit do të faleshin. Kjo, sipas Thaçit, sepse shteti nuk ka investuar në rajonet shqiptare.

Ndryshe partia PDSH, që ndër opinionin njihet edhe si partia që asnjëherë nuk ka fituar në zgjedhje, ndërsa kryetari i saj Thaçi u bë i njohur për besnikërinë “deri në vdekje” ndaj kreut të shërbimit sekret, ka pësuar një rënie të thellë tek përkrahja e popullatës shqiptare, dhe me premtimet absurde si ky i fundit me amnestinë fiskale po mundohet sado pak të rikthejë besimin./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *