Friday , January 22 2021

Thaçi: Do padisim Serbinë për gjenocid

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për “Danas” se çështja e rëndësisë jetike edhe për Serbinë edhe për Kosovën është çështja e personave të zhdukur, për të cilën duhet të punojnë të dyja palët.

“Nuk duhet ta akuzojmë njëri-tjetrin, por së pari duhet të marrim përgjegjësi, secila palë për vete”, ka thënë presidenti kosovar.

“Kosova para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, së shpejti do ta hap kapitullin e gjetjes së drejtësisë për genocid i kryer gjatë kohës së Sllobodan Millosheviçit”, ka shtuar më tej ai.

“Kosova për atë padi është përgatitur shumë mirë, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se “vendi në krye të së cilit është nuk mund të jetë i bllokuar në të kaluarën e as të ushqehet me histori”, transmeton Fakte.

Ai ka nënviuar më tej se është i tronditur me gjuhën e tablloidëve serbë, por edhe me gjuhën e disa politikanëve kur e përdorin në momentet që flasin për Kosovën.

“Edhe fushata e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare ka ngjyrim racor”, ka thënë Thaçi. /albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *