Monday , April 19 2021

Teuta Arifi paralajmëron padi penale edhe për Hazbi Likën

Ne emisionin “ne mbremje me Agim Poshken” ne TV 21 kryetarja e Tetoves Teuta Arifi deklaroi se projekti i ujesjellesit te Tetoves eshte nje nder projektet me te koruptuara ne rajon ku qe nga viti 2000 ka pasur abuzime te vazhdueshme fondeve. Ajo thekson qe edhe ne raportet nderkombetare eshte cekur problemi i ujesjellesit njofton Almakos. Ja edhe dialogu :

Teuta Arifi:  Qytetaret e Tetoves 18 vite nuk kane uje. Disa here ka qene I shpallur konkursi dhe disa here nuk dihet ku kane perfunduar  mjetet. Ne jemi duke pergatitur nje informacion shume te qarte per qytetaret tone per kete histori dhe brenda kesaj periudhe kur ne e kemi rikthyer kete ceshtje dhe e kemi kerkuar qe te na mbuloj buxheti shteteror me vitin e kaluar jane bere 7 kilometra . Une deshiroj dhe jam jashtzakonisht e interesuar qe kjo ceshtje korupsioni qe ka hyre edhe ne analet e analizave si rasti me i koruptuar i Europes Juglindore qe definitivisht qytetaret jo vetem ta marrin ujin por ta marrin edhe informacionin se pse per vite me rradhe nuk kane marre uje.

Agim Poshka : Po te thoni qe Tetova nuk ka pasur uje sepse udheheqesite e deritanishme kane bere korupsion.

Teuta Arifi: Absolutisht, nese e keni parë nje prej analizave qe ka bere pakti i stabilitetit per Evropen Juglindore  projekti i ujit te Tetoves tregohet dhe deshmohet si nje storjet me koruptive qe ka rajoni e qe ka filluar ne vitin 2000.

Agim Poshka: Po thoni qe Tetova nuk ka pasur uje  edhe se te hollat kane ardhur?  Qytetaret kane mbetur pa uje dhe xhepat e dikujt jane mbushur?

Teuta Arifi: Po, te hollat kane ardhur  dhe uje nuk ka. Realisht ne do shkojme edhe me procedura po duam te jemi te sakte per ate qe do kuptojm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *