Wednesday , January 27 2021

Tetovë, protesta për transportin e nxënësve

Nxënësit e gjimnazit të Tetovës sot kanë bojkotuar mësimin të revoltuar për mungesën e transportit që duhet t’ua sigurojë komuna e Tetovës.

Ata janë vetorganizuar dhe revoltën e tyre kanë vendosur ta shprehin përmes protestës para godinës së Komunës së Tetovës.

Për kët nevojë të nxënësve pati reagime edhe nga partitë politike. Ndërkaq, nga Komuna nuk ishin të pajtimit që të prononcohen për qëndrime partiake, duke thënë se janë në dispozicionin e qytetarëve.

“Komuna e Tetovës është e koncentruar në nevojat e përditshme të qytetarëve dhe ju shërben atyre me transparencën më të madhe. Institucioni publik Komuna e Tetovës nuk komenton deklaratat e asnjë subjekti politik”, thonë nga komuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *