Thursday , June 24 2021

Tetovë, përkeqësohet situata me mbeturinat (VIDEO)

Problemi i pazgjidhur i mbeturinave vazhdon të përbëjë shqetësim të madh për qytetarët e Tetovës. Gjendja është rënduar ditëve të fundit me shtimin e sasisë së mbeturinave në pikën e ngarkim shkarkimin si dhe ndezjes së tyre gjatë natës. Banorët shprehen të revoltuar për shkak të siç thonë helmimit të vazhdueshëm dhe neglizhencën e institucioneve ndaj kësaj situate.

“Kjo puna e tanishme është shumë punë e keqe, krejt sëmundjet prej kësaj paraqiten. Ne banojmë këtu poshtë, era vjen shumë dritaret s’mund ti hapim”.

“Vërtetë shumë na pengon dritaret s`mund ti hapim, tash vapë bën, kuptoni kjo katastrofë është”.

“Nuk është normale, nuk e di se çka bëhet. Këtu s`është vendi për mbeturinat por ja”.

Autoritet lokale arsyetohet se gjendja e tillë është shkaktuar pas ndërprerjes së bartjes së mbeturinave në Rusino.

“Arsyeja është shkak i festave, por edhe shkaku se ndërpremë bartjen në Rusino dhe bëmë kontratë me Drisllën dhe është pak më vështirë bartja atje shpresoj se me bartjen për në Rusino në një të ardhme të afërt ky problem do jetë i kryer dhe do bëhet si është më së miri”. Tha Nazif Jashari, Sektori për menaxhim me mbeturinat.

Pavarësisht premtimeve deklarative, autoritet lokale dhe qendrore nuk ofrojnë një afat konkret kur do të zgjidhjet përfundimisht problemi i kamotshëm i mbeturinave në këtë rajon. /Alsat-m

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *