Monday , January 25 2021

Tetovë – Gostivar, rruga që po i vret shqiptarët

Autostrada Tetovë- Gostivar vazhdon të përbëjë rrezik për vozitësit. Rreth 50 për qind e kësaj autostrade është edhe më tej pa mbrojtjet anësore edhe përkundër aksidenteve dhe reagimeve të shumta. Shumë nga aksidentet e deritanishme të shkaktuara nga kafshët që lëvizin lirshëm nëpër autostradë si pasojë e mungesës së sigurisë kanë qenë fatale.

“Rrezikohemi se nuk ka tela, duhet tela të ketë anash autostrada, nuk i vendojnë por edhe mungojnë, ndoshta edhe i vjedhin. Por vërtet rrezik me kafshët, sidomos me qentë endacak shumë ka. I ka ndodhur njërit para meje, një fugoni, me të vërtetë shumë keq e shkatërroi atë, kah dhjetë e natës ishte shumë keq u bë fugoni”.

“Është rrezik por çka të bëjmë, këto janë kushtet do pajtohemi”.

“Qen dalin shpesh, na rrezikojnë shumë”.

Nga Ndërmarrja Publike Rrugët e Maqedonisë, për këtë situatë fajësojnë banorët e pandërgjegjshëm.

“Ne kërkesa bëjmë permanent sepse gjatë dëmtimit të mburojave neve reagojmë. Njëkohësisht bëjmë apel te Policia rrugore dhe organet tjera ndjekëse t`i kontrollojnë dhe t`i ruajnë bashkë me gjithë qytetarët dhe nëse dikush sheh, ta denoncojë këtë sepse me të vërtetë rreziku zmadhohet shumë kur nuk janë aty mburojat”, deklaroi Gajur Kadriu, Drejtor i NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Sipas të dhënave nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, vetëm vitin e kaluar ka pasur gjithsej 59 aksidente si pasoje e kafshëve të dala në autostradë, ndërsa këtë vit, për vetëm, gjashtë muaj ka pasur 27 aksidente./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *