Tuesday , December 18 2018

Tetovë-Gostivar: Largohen nga trafiku autobusa urban pa frena

Dje në periudhën nga ora 09.00 deri ora 13.00, në Tetovë dhe Gostivar është realizuar kontroll aksion, për gjendjen teknike të autobusëve dhe automjeteve tjera, me të cilat kryhet transport publik i udhëtarëve.

“Prej 50 automjeteve të kontrolluara në rajonin e Tetovës, tek 6 prej tyre janë konstatuar parregullësi teknike të paisjeve të frenimit, shkak ky që të njëjtit janë larguar nga trafiku, kurse shoferëve u janë pregaditur fletëpagesa për kundërvajtje, percjell Fakte

Gjatë aksionit gjithashtu janë zbuluar edhe 4 vetura me xhama të zi të pa A-testuara, 5 vetura të cilat kanë qenë gabim të parkuara, një veturë ka pasur mbingarkesë, si dhe lëshime tjera të cilat janë rumbullaksuar me kundërvajtje adekuate”, njofton zëdhënësi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Në kontrollin e Gostivarit, gjithsej janë përfshirë 31 automjete, më së shumti autobuse dhe furgonë” të cilët qarkullojnë në drejtim të fshatrave për rethë rajonit të Çegranit, dhe të Negotinës.

Prej tyre 4 automjete kanë qenë, me paisjet të pa regullta të frenimit, 1 vetur ka qenë me afat të skaduar të regjistrimit, dhe një veturë e cila nuk e ka pasur të kryer kontrollin teknik.

”Gjashtë vozitësve kundërvajtës, u janë pregaditur fletë-pagesa për kundërvajtje, derisa 5 vetura me urdhër të policit, menjëherë janë larguar nga trafiku, në përputhshmëri me Ligjin për vetura, ku do të pasojnë gjoba me vlerë prej 120 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, nvarësishtë nga lloji dhe karakteri i lëshimeve të konstatuara”, njofton zëdhënësi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë./Tv Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.