Wednesday , August 4 2021

Tetovë: Disa të lënduar në aksident, nuk ka viktima

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Ilindenska në Tetovë, në udhëkryqin para Universitetit të Tetovës, përcjell Fakte.

Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima  në njerëz, por disa persona të lënduar janë dërguar në qendrën klinike të Tetovës.

Në aksident janë ndeshur dy vetura të markës Mercedes  dhe Renault, tek të cilat vërehehen dëmtime serioze nga përplasja. Poashtu është dëmtuar seriozisht edhe shtyllat dhe sinjalistika rrugore.

Ekipet e policisë kanë arritur në vendngjarje dhe janë duke kryer ekspertizën ligjore./Fol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *