Tetë policë janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i madh i cili ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit jashtë ndërtesës së policisë, në Cizre të Turqisë.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar një ndërtesë shumëkatëshe duke u rrënuar, transmeton KP raportimin e BBC. Është ende e paqartë se kush qëndron pas sulmit, por qeveria turke e ka akuzuar Partinë Kurdistane (PKK).