Thursday , April 22 2021

Tërmeti godet sërish Italinë, më i fuqishmi që prej 1980

Fatmirësisht nuk raportohet asnjë viktimë pasi shumë prej banorëve ishin larguar nga shtëpitë prej disa ditësh. Të paktën dhjetë persona u plagosën, por asnjë nuk është në rrezik për jetën. Disa prej tyre u nxorën nga rrënojat. Të shumta janë banesat e shkatërruara. Mes tyre edhe katedralja e Norcias. Kryebashkiaku i Ussitas tha për mediat se kishte parë me sy “ferrin”.

Kryeministri Mateo Renci u premtoi banorëve të Umbrias se burimet financiare do të gjenden dhe gjithçka do të rindërtohej nga e para. Ndërsa Papa Françesku tha se lutet për familjet e goditura nga tërmeti i fuqishëm.

Tërmeti goditi edhe zonat e shkatërruara nga lëkundjet e Gushtit të kaluar. Komuna e Arquata del Tronto është rrafshuar plotësisht. Janë shkatërruar edhe ndërtesat që i rezistuan katastrofës së disa javëve më parë. E vetmja që ka mbetur në këmbë është Kështjella e vjetër e Arquatas. Sipas qendrës së sizmiologjisë në Itali, epiqendra ishte në një thellësi prej 10 km. Sizmiologët thanë se lëkundjet ishin më të forta se ato që shkatërruan Amatricen dhe Accumolin mëngjesin e 24 Gushtit, duke shkaktuar rreth 300 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *