Friday , February 26 2021

Tërmeti gjunjëzoi Italinë

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti 6.2 ballë në Itali. Duke cituar Departamentin e Mbrojtjes Civile, mediat raportojnë se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 247, ndërsa 368 janë të plagosur.
Operacionet e kërkim shpëtimit kanë vijuar punën gjatë gjithë natës, ndërsa mendohet se shumë persona të tjerë ndodhen nën rrënoja.
Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa paralajmëroi se numri mund të rritet edhe më shumë. Kryetari i komunës së Amatrices u shpreh se mbi 200 viktima janë gjetur në këtë zonë.
Ndërkohë për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti Mbrojtja Civile ka ngritur një qendr pritje në Accumoli. Janë më shumë se 80 vullnetarë të cilët ofrojnë shërbime për personat e prekur, ndërsa janë duke u ngritur edhe dy qendra të tjera pritjeje.
Situata sizmike në zonën e tërmetit vazhdon të jetë aktive, pasi herë pas herë janë ndjerë lëkundje tërmeti gjatë natës. Më i fundit ka qenë ai në zonën e Lazios 4.5 ballë rreth orës 5:17 të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *