Saturday , July 24 2021

Tërmet i fuqishëm goditi Nikaraguan dhe El Salvadorin

Tërmet me intensitet prej 7,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot goditi Nikaraguan dhe El Salvadorin. Autoritetet në Salvador paralajmëruan për dukuri të cunamit.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth 100 kilometra nga bregu i El Salvadorit në thellësi prej 32 kilometrave në Oqeanin paqësor.

Tërmeti është ndjerë në kryeqytetin e Nikaraguas, Managua. si dhe në kryeqytetin e Kostarikës, San Hoze.

Ende nuk ka informata për viktima në njerëz dhe dëme të shkaktuara materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *