SHARE

Pas njoftimit me shkrim nga guvernatori aktual Dimitar Bogov se tërhiqet nga kandidimi i sërishëm për këtë post, kabineti i Presidentit ka emëruar person tjetër, shkruan Fakte. Anita Angelovska Bezhovska është propozimi më i ri nga vila Vodno për kreun e institucionkt më të lartë monetar në vend.

Nuk bëhet e ditur nëse tërheqja e Bogov dhe emërimi i Angelovskës vjen si rezultat i takimit të fundit koordinativ mes Ivanovit dhe Zaevit për këtë çështje. Së shpejti pritet të shohet deklarimi i LSDM-së, e cila kishte paraqitur rishtazi kandidatin e BDI-së Fatmjr Besimi, i cili njëherit është edhe njëri nga Këshilltarët e shumtë të Kryeministrit Zoran Zaev./FAKTE.Net

SHARE