Tuesday , January 19 2021

Tensione të larta mes Rusisë dhe Ukrainsës pas instalimit të predhave “S-400”në Krime

Mesa duket konfliktet në Europën lindore mes Moskës dhe Kievit mbi çështjen e Krimesë janë përshkallëzuar duke kaluar në një tjetër nivel

Tensioni mes ruso-ukrainas u rrit edhe më shumë dje pas një njoftimi nga Moska mbi vendosjen në gadishull të sistemit të mbrojtjes kundërajrore dhe kundërpredhë S-400.

Një regjiment rus me bazë në Krime (gadishull ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014) morri sistemin e mbrojtjes S-400 Triumph, sipas një komunikate të ushtrisë të cituar nga agjncitë ruse të medias.

Ky instalim pritej pasi një përgjegjës i lartë rus kishte njoftuar muajin e kaluar se në gusht do të instalohej sistemi S-400 në Krime.

Por ky veprim vjen në një moment që toni është rritur mes Moskës dhe Kievit, me akuza nga më të rëndat të këmbyera mes dy vendeve, që shqetëson komunitetin ndërkombëtar, dhe bëhet fjalë për rritjen më të lartë të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës që prej ardhjes në pushtet në Kiev të properëndimorëve në fillim të 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *