Tuesday , July 27 2021

TENSIONE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar nga debate dhe tensione mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës, ku kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë janë penguar të mbajnë fjalimet e tyre, Nisur nga kjo situatë nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, ka ndërpresë disa herë seancën, raporton AA.

Fillimisht ka patur një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë më të madhe të opozitës dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ku ky i fundit është penguar që të flasë në foltore. Në një moment ministri Beqaj është shtyrë në foltore nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Deputetët e opozitës akuzojnë ministrin Beqaj për përfshirje në korrupsion, ndërsa në një moment është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës së Republikës për të shmangur përplasjen e metejshme mes ministrit dhe deputeve opozitarë.

Pas rifillimit të seancës deputeti i Partisë DEmokratike, Flamur Noka, ka penguar kryeministrin Edi Rama që të flasë në seancë, ndërsa më pas Noka është përjashtuar nga punimet e seancës së sotme parlamentare.

Seancat e Kuvendit të Shqipërisë karakterizohen shpesh nga debate të ashpra dhe tensione mes deputetëve të opozitës dhe maxhaorancës, ndërsa nuk kanë munguar edhe përjashtimet e deputetëve nga seancat parlamentare.

Në axhendën e planifikuar për sot, Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *