Sunday , October 21 2018

Tension në derbin e Stambollit, gjakoset trajneri i Beshiktashit! (VIDEO)

Një derbi është gjithmonë një derbi dhe, sidomos, kur bëhet fjalë për në Turqi dhe Stamboll, ku rivaliteti është i ndezur, tensioni është i pranishëm, sidoqoftë… Kështu, gjysmëfinalja e Kupës së Turqisë, mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit, u ndërpre disa minuta, teksa trajneri i skuadrës mike, Senol Gynez, po protestonte (min 56’).

Në një kaos të madh, tifozët e Fenerbahçes, që kishin mbushur shkallët e stadiumit, e kanë goditur me një send të fort… Menjëherë ka ndërhyrë policia, teksa trajneri është dërguar në ambientet brenda stadiumit dhe është mjekur, me disa të qepura… Ndeshja ka vijuar, teksa Pepe doli me të kuq për ekipin e Beshikashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.