Thursday , December 13 2018

Të shtunën në Gjirokastër protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi

Një protestë masive, paqësore, e të gjithë shqiptarëve, pritet të mbahet më 8 dhjetor (të shtunën) në Gjirokastër.

Protestë e shqiptarëve për shqiptarët. Bëhet fjalë për qindra jetë shqiptarësh të humbura në Greqi, në shtetin fqinj, që vetëm i tillë nuk është treguar. Jetë të humbura pas masakrimeve, të vrarë nga policia edhe pse mund të kapeshin gjallë, ftohtësisht, ekzekutime makabre të cilat fatkeqësisht nuk janë dënuar siç duhet jo vetëm nga autoritetet greke, por as nuk kanë ngjallur reagimet e forta të shtetit shqiptar në mbrojtje të qytetarëve të tij, percjell Fakte.

Tubimi i së shtunës do të mbahet në Gjirokastër, në sheshin “Çerçiz Topulli” përpara Ambasadës Greke. për të qenë gati të shtunën në orën 11:00, nisja e protestuesve do të bëhet nga Tirana, me autobusë të grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 04:30 të mëngjesit.

Një video e realizuar nga Lëvizja “Zgjohu shqiptar”, ka grumbulluar momente të veçanta që tregojnë për atë se çfarë i ka ndodhur shqiptarëve në Greqi.

E para është një dëshmi e gazetarit investigativ Artan Hoxha, i cili në studio televizive shprehet: Vetëm vitet e fundit 170 shqiptarë të ekzekutuar nga forcat policore greke, të ekzekutuar, kanë qenë të gjitha mundësitë për t’i kapur, por i kanë vrarë dhe askush nuk ka reaguar

Më tej, analisti Artur Zheji risjell në vëmendje dramën e ndodhur me Ilia Karelin, të dënuarin shqiptar në Greqi, i cili ndërroi jetë në duart e gardianëve grek pas torturave që ata i shkaktuan në qeli. “Nëna e Ilia Karelit mes lotësh kërkon përse ma vranë djalin, pse i morën dhe zemër…Pse kjo urrejtje ndaj shqiptarëve?”

Video vijon më tej me momente nga ceremonia e varrimit të minoritarit Konstantinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ku u mblodhën masivisht ekstremistë grekë dhe bënë thirrje antishqiptare.

“I patëm në shtëpi por ja cila ishte sjellja e tyre…”Spëata dhe zjarr qenve shqiptarë”, “Vorio epiri tokë greke, do rikthehemi dhe toka do dridhet”. Kacifa-Kacifa dëgjo mirë, Vorio-Epiri do fitojë prapë lirinë”- u shprehinin ekstremistët nga Bularati.

Lëvizja “Zgjohu shqiptar” thotë se asgjë nuk është e rastësishme. Për vite me radhë ekstremistët grekë kanë punuar kundra Shqipërisë dhe u kanë ngritur memoriale anti-shqiptarëve që kanë masakruar padrejtësisht popullin tonë, sic është dhe ky i fundit, Thimio Loli. Video vijon duke sjellë në vëmendje dokumentarin e përgatitur nga gazetari Marin Mema në emisionin “Gjurmë Shqiptare” në TopChannel, ku flitej pikërisht për nderimet dhe ceremonitë përkujtimore të përvitshme që bëjnë cdo vit ekstremistë të ndryshëm në Shqipëri, në një fshat të Delvinës.

Pritet që në këtë protestë madhështore të ketë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Kosova, Maqedonia.

Ndërkohë video e thirrjes për tu bërë pjesë e protestës, përmbyllet me disa vargje të shqiptarëve që luftuan me penë për lirinë e vendit, siç janë këto vargje tëe Mit’hat Frashërit për Shqipërinë:

“Nuk mund të punojmë për kombin

dhe vendin tonë,

po qe nuk patme një dashur

për çdo cep të Shqipërisë,

një dhembshuri

për çdo njeritë kombit tonë.

Duhet të zgjuajmë mkultin e patriotizmës

adhurimin e Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.