Në foto mund të shihni se në çfarë gjendje janë rrugët e fshatit Sllupçan, fshat ky që ishte një nga fshatrat më të prekura nga konflikti i vitit 2001. Vite kanë kaluar por ky fshat ende është nën mëshirën e fatit. Disa të rinjë të këtij fshati, të lodhur nga pritja që përfaqësuesit premtuan të realizohen, janë detyruar që të marrin vetiniciativë për ti mirëmbajtur rrugët e vendit, njofon LAJM.
Iniciativa në fjalë është nisur nga Nuhi Iljazi dhe Artan Kadrija.
Përndryshe, fshati Sllupçan deri më tani ka pasur deputet, të cilët si duket nuk po i shohin gropat dhe gjendjen e mjerueshme të vendlindjes së tyre edhe përkundër asaj se premtimet që e rrugët të rregullohen nuk kanë munguar asnjëherë./LAJM