Tuesday , January 19 2021

Të premten në të gjitha xhamitë e Kosovës lutje për viktimat në Turqi

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me rastin e sulmit terrorist në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit u ka dërguar telegram ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të shtetit turk, presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, kryeministrit, Binali Jëldërëm dhe kryetarit të DIJANET-it, Mehmet Gormez.

Në telegramin e Myftiut Tërnava, dënohet ashpër sulmi terrorist mbi Turqinë, ngushëllim për familjarët e viktimave, shërimin e të plagosurve, si dhe përkrahjen dhe mbështetjen për popullin dhe shtetin turk.

Myftiu Tërnava, po ashtu, ka udhëzuar të gjithë imamët e Bashkësisë islame të Kosovës, që ditën e premte, në namazin e xhumasë të bëhen dua e lutje për shpirtrat e viktimave të pafajshme që pësuan nga akti terrorist në Stamboll. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *