Wednesday , February 24 2021

Të gjithë liderët në Vatikan, Ahmeti me Bejtën në shpellë (foto)

Gjatë ditës së djeshme në Vatikan u bë shenjtërimi i shqiptares nga Shkupi, Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë, eveniment ky që tuboi liderët nga Ballkani dhe nga bota, shkruan Fakte. Ajo që ra në sy ishte mungesa e liderëve shqiptarë nga Maqedonia, falt ky që shkaktoi reagim nga delegacionet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Maqedonasit një kohë të gjatë po refuzojnë të emërojnë prejardhjen etnike të nobelistes nga Shkupi duke e emëruar ate vetëm si “Shkupjane”, refuzim ky që kulminoi me mosinkuadrimin e liderëve shqiptar nga Maqedonia në ekipin e udhëtarëve për në Vatikan.

Zyrtarisht arsyetimi i BDI-së ishte se “nuk udhëtojnë për në shenjtërimin e Nënë Terezës pasi kanë problem me njohjen e legjitimitetit të Ivanovit për President”, duke mos spjeguar pse shkojnë në vilën e tij e tij në Vodno çdpher kur Ivanov thërret Këshillin e sigurimit.

Ndërkohë, në të njejtën kohë, në rrjetet sociale qarkulluan fotografi ki shihet se në të njejtën kohë kur zhvillohej shenjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan, Ali Ahmeti kishte zgjedhur që së bashku me Nevzat Bejtën të zhvillojnē aktivitete spaleontologjike nëpër shpella të ndryshme në vend. Të dy kishin vendoser edhe pajisje adekuate në kokë për këtë./FAKTE.Net

image-0-02-01-eb0987da8d15131e8894629da11370e5893b8bd27143958b337e42e3f0f95158-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *