Tuesday , April 20 2021

Të dielën, akrepat e orës kthehen një orë mbrapa

Si çdo vit në datën 30 tetor, edhe këtë vit do të përfundojë ora verore, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa. Të dielën, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke ju mundësuar të gjithëve që “të flenë një orë më tepër”, njofton Portalb.

E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?

Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.

Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 80 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator.

Ëillett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *