Wednesday , April 21 2021

Të akuzuarit Jankulovska dhe Jakimovski sot dëshmojnë para Speciales

Toni Jakimovski, shefi kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, gjendet në PSP per të dhënë dëshminë e tij rreth hetimeve që kjo prokurori i ka nisur, nderkaq edhe ish-ministresha e
punëve të brendshme, Gordana Jankuloska është paraqitur në PSP, transmeton Fakte.
Jakimovski është i dyshuari i dytë nga pesë të akuzuarit ë lëndës “Fortesa”, njiherit ka qenë i përfshirë në listen e 56 personave të falur të kryetarit Gjorge Ivanov, vendim qe u terhoq pas shumë trysnive vendore dhe ndërkombëtare.
PSP-ja kërkoi masa kujdesi ndaj Jakimovskit dhe marrjen e pasaportës, kërkesë që u hodh posht nga Gjykata penale në Shkup.
Jankuloska ka bërë të ditur se do të jep deklaratë pasi ta përfundojë dëshminë e saj. Edhe Jankuloska është pjesë e hetimeve të lëndës “Fortesa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *