Talat Xhaferi në konferencë rajonale në Beograd

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të Marjanço Nikollov, kryetar i Komisionit për financim dhe buxhet, Ljupço Dimovski, kryetar i Komisionit për çështje ekonomike, Vlladanka Aviroviq, zëvendëse e kryetarit të Komisionit për çështje ekonomike dhe Talat Xhaferi, anëtar i Komisionit për financim dhe buxhet, do të marrë pjesë në konferencën rajonale me temë “Përforcimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet parlamenteve nga Ballkani Perëndimor me qëllim të përmirësimit të menaxhimit me financat publike”, që do të mbahet në Beograd më 9 dhe 10 shtator, transmeton Fakte.

Konferenca është në organizim të Fondacionit Vestminster për demokraci dhe Rrjetit të komisioneve parlamentare për ekonomi, financa dhe integrime evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa do të marrin pjesë delegacione nga parlamentet nacionale të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues nga Banka botërore, kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Në konferencë do të shhqyrtohen disa tema të cilat janë në funksion të përforcuar të funksionit kontrollues të parlamenteve nacionale siç janë: njohja me programin për shpenzimet publike dhe përgjegjësisë financiare (PEFA), nevoja për proces të hapur buxhetor dhe kontroll më të fuqishëm financiar, bashkëpunim ndërmjet enteve shtetërore për revizion dhe parlamente nacionale, si dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet minsitrive të financave dhe komisioneve për financimk dhe buxhet, qëndron në kumtesën e Kuvendit të RM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *