Tuesday , March 2 2021

Talat Xhaferi: Gjiithçka është antikushtetuese dhe oligjore, por do votojmë (foto)

Vazhdojnë përplasjet dhe përçarjet brenda radhëve të BDI-së në lidhje me marrëveshjen antishqiptare të akorduar mes VMRO-së dhe LSDM-së e që e përkrahën edhe Artan Grubi dhe Imer Aliu, shkruan Fakte. Sipas të përditshmes “Dnevnik”, gazetë kjo e afërt me qeverinë VMRO-BDI, koordinatori i grupit parlamentar të integristëve Talat Xhaferi në pyetjen e gazetarit “A është e vërtetë që ai ka refuzuar të nënshkruajë propozimet pasi janë antikushtetuese?”, Xhaferi është përgjigjur:

“Asgjë nuk është në bazë të kushtetutës dhe ligjeve. Marrëveshja është marrëveshje, por ligji është ligj dhe patjetër duhet të jetë në përputhje me kushtetutën”- ka deklaruar Xhaferi.

Ndërkohë, dy deputetet e partisë së Ahmetit, Nora Aliti dhe Kaltrina Azizi janë shprehur të gatshme të votojnë të gjitha ligjet që do të propozohen. Akoma nuk bëhet e ditur, çka është ajo me të cilën VMRO po i detyron përfaqësuesit e shqiptarëve të votojnë ligje për të cilët edhe vetë deklarohen se janë antikushtetuese dhe antishqiptare./FAKTE.Net

Untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *