Thursday , December 13 2018

Taksa 100% ndaj produkteve serbe, Aleksandar Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë

Me rastin e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ngritje të taksave në 100% ndaj produkteve serbe të cilat hyjnë në Kosovë, raportohet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të ketë takim me ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe anëtarët e Quintit, njofton Klan Kosova.

Më vonë mediat serbe raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të mbajtur një seancë në lidhje me vendimiet e fundit të Qeverisë së Kosovës. Qeveria ka vendosur që Serbisë t’ia vendos taksën prej 100%, njofton Klan Kosova.

Ky vendim erdhi pas kërkesë së ministrit të Tregtisë, Endrit Shalës, i cili kërkoi që shteti fqinj Serbisë, t’i vendoset taksa prej 100%.

Sipas Shalës tash e tutje të gjitha produktet serbe që hyjnë në Kosove do të obligohen ta paguajnë këtë taksë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.