SHARE

Portali PlusInfo nga funksionarë të lartë në lëvizjen BESA të udhëhequr nga Bilall Kasami ka kuptuar se çka është biseduar në takimin e sontëm mes Zaevit dhe Kasamit, shkruan Fakte. Sipas tyre, tanimë mund të thuhet lirisht se ky subjekt politik është partneri më i ri qeveritar.

Takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysëm, dhe është biseduar për një resor ministror. Bëhet e ditur se ndarja e posteve nuk është dedinuar përfundimisht.

Ndryshe, kryeministri Zaev ka bërë publike se po negocion me PDSH-në dhe me dy krahët e Beaës për të zgjeruar mazhorancën. Ky proces duhet të përfundojë me rikonstruim të Qeverisë brenda dy javësh nga sot./FAKTE.Net

SHARE